Parlamenti nis me një minutë heshtje për minatorin që humbi jetën në nëntokë

Më datë:

Ditën e sotme gjatë seancës plenare është mbajtur një minutë heshtje për nder të minatorit Muharrem Plaku, i cili mbeti i bllokuar disa ditë më parë në një nga galeritë e minierës së Bulqizës dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Kjo kërkesë është bërë nga deputetja e PD Dhurata Çupi. Nga krahu tjetër, kryetari i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla tha se këto kërkesa bëhen paraprakisht dhe kërkoi që para se të ndërmerret ky hap në sallë të jetë i pranishëm, kryetari i grupit parlamentar të PD, Alfred Rushaj.

Dhurata Çupi: Një minator humbi jetën në Bulqizë. Do të donim të mbanim një minutë heshtje.

Taulant Balla: Kërkesa të tilla bëhen paraprakisht dhe le të jetë ky rast, rasti i fundit kur bëhet kjo gjë. Kryetarja e Kuvendit duhet të thërritet në kohë. Unë po kërkoj të vij kryetari i grupit parlamentar i PD. Dakord, le të mbahet 1 minutë heshtje.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Reforma territoriale në Fier, Balluku: Bashkitë e vogla kanë funksionuar

Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale u ndal në...

Shije & traditë kungull i pjekur në furrë

Është ndër ëmbëlsirat e veçanta dhe të shëndetshme që...

“Territorialja”, flasin krerët e bashkive në qarkun Elbasan

Komisioni për Reformën Administrativo-Territoriale zhvilloi dëgjesa me kryetarët e...

Festivali i këngës në Eurovizion

Pjesëmarrja e Izraelit në Eurovision,si në vitin 2024 ashtu...