Vodhi baterinë nga një vinç i Bashkisë, arrestohet 30-vjeçari në Korçë! Në pranga edhe një tjetër, dhunoi gruan në sytë e fëmijëve

Më datë:

Në vijmë të punës për parandalimin dhe “goditjen” e paligjshmërisë në vend policia e Korçës ka arrestuar 2 persona për vepra të ndryshme penale.

44-vjeçari, Sulejman Stena, banues në Bitinckë, Devoll. është vënë në pranga pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij në prani të fëmijëve, ndërsa ka kërcënuar me fjalë edh të afërmin.

Policia e Korçës, ka bërë ndalimin e K. I., 30 vjeç, banues në Korçë i shpallur në kërkim për vjedhje.

Ky person më datë 21.09.2021, në lagjen nr. 8, Korçë, ka vjedhur baterinë e një mjeti, tip vinçi robotik në pronësi të Bashkisë Korçë, të cilën më pas e ka shitur. Gjithashtu Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 19.09.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 11.08.2021, në lagjen nr. 8, Korçë, ku në një punishte të punimit të hekurit, shtetasi K. I., në bashkëpunim me një tjetër, kanë vjedhur mjete dhe vegla të ndryshme pune.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bashkojnë votat për BE-në, PS dhe PD miratojnë rezolutën për integrimin europian

Kuvendi ka miratuar sot me 114 vota pro projektrezolutën...

Arrest shtëpie për mjekun Nikolla Nunka, akuzohet për ngacmim seksual ndaj pacientes 21-vjeçare

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest...

Kjo perime mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut

Një perime e kuqe që është e njohur mund...

Pamjet 360 gradë nga Marsi zbulojnë historinë e fshehur të planetit

NASA publikon imazhe të reja që hedhin dritë mbi...