Gjykata Evropiane: Rusia përgjegjëse për vrasjen e Litvinenko, kritik i hapur i Putin

Më datë:

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut vendosi të martën se Rusia ishte përgjegjëse për vrasjen e Aleksandër Litvinenkos në vitin 2006, i cili humbi jetën pasi u helmua në Londër me Polonium 210, një izotop i rrallë radioaktiv.

“Rusia është përgjegjëse për vrasjen e Aleksandër Litvinenko në Mbretërinë e Bashkuar,” tha gjykata.

Rusia gjithmonë ka mohuar çdo përfshirje në vdekjen e Litvinenko.

Litvinenko, 43 vjeç, një kritik i hapur i Presidentit rus Vladimir Putin i cili u largua nga Rusia për në Britani, vdiq pasi u helmua teka piu një çaj jeshil të veshur me izotopin radioaktiv të rrallë dhe shumë të fuqishëm në Hotel Millennium të Londrës.

Një hetim britanik arriti në përfundimin në vitin 2016 se Putini ndoshta miratoi një operacion të inteligjencës ruse për të vrarë Litvinenko.

Gjithashtu u zbulua se ish-truproja i KGB-së Andrei Lugovoy dhe një tjetër rus, Dmitry Kovtun, kryen vrasjen si pjesë e një operacioni që drejtohej nga Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB), pasardhësi kryesor i KGB-së të epokës sovjetike.

“Gjykata konstatoi në veçanti se kishte fakte, që në helmimin e Z. Litvinenk kishin gisht Z. Lugovoi dhe Z. Kovtun të cilët kishin vepruar si agjentë të Shtetit Rus”, tha gjykata evropiane.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kosovë, numrat me të cilët do të garojnë subjektet politike në zgjedhjet e 7 qershorit

/Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka bërë tërheqjen e...

Një analizë e thjeshtë gjaku mund të zbulojë rrezikun e padukshëm të sëmundjeve të zemrës

Një grimcë e trashëguar në gjak, që zakonisht nuk...

Alarm i ri për shpërthimin vdekjeprurës të Ebolës në Afrikë, 80 të vdekur

Një alarm i ri shëndetësor është ngritur pas një...

Grabitet me armë argjendaria në Kamëz

Policia me anë të një deklarate për mediet sot...