Nuk iu bind urdhrit të policisë dhe aksidentoi efektivin, arrestohet shoferi i ‘Audi’-t në Librazhd

Më datë:

Nuk iu bind urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar dhe në tentativë e sipër për t’u larguar aksidentoi efektivin, arrestohet i riu. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:45. Salla Operative e Policisë Librazhd është njoftuar nga Komisariati i Policisë Pogradec, se mjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin Bledi Larti, nuk i ishte bindur urdhrit të shërbimeve të Policisë Pogradec për të ndaluar, por kishte vijuar lëvizjen me shpejtësi në drejtim të Librazhdit.

Me marrjen e njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pikë kontrolli në aksin rrugor Prrenjas-Pogradec. Drejtuesi i mjetit tip “Audi”, kur ka konstatuar shërbimet e Policisë, përsëri nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar, por ka vijuar lëvizjen me shpejtësi duke aksidentuar punonjësin e Policisë së Patrullës së Përgjithshme, shtetasin Sokol Hoxha, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në ndjekje të automjetit janë vënë shërbimet e tjera të Policisë dhe në qytetin e Librazhdit është bërë i mundur ndalimi i tij.

Në përfundim të veprimeve hetimore, nga oficeri i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan u arrestua në flagrancë për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, 31-vjeçari, banues në Tiranë dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kosovë, numrat me të cilët do të garojnë subjektet politike në zgjedhjet e 7 qershorit

/Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka bërë tërheqjen e...

Një analizë e thjeshtë gjaku mund të zbulojë rrezikun e padukshëm të sëmundjeve të zemrës

Një grimcë e trashëguar në gjak, që zakonisht nuk...

Alarm i ri për shpërthimin vdekjeprurës të Ebolës në Afrikë, 80 të vdekur

Një alarm i ri shëndetësor është ngritur pas një...

Grabitet me armë argjendaria në Kamëz

Policia me anë të një deklarate për mediet sot...