Sot takimi me demokratët në Fier, Berisha: Të shpëtojmë PD-në nga pazaret e flliqura të Ramës dhe Bashës

Më datë:

Ish-kryeministri Sali Berisha pritet të zhvillojë sot një takim me demokratët në qytetin e Fierit.

Disa orë para këtij takimi, Berisha ka publikuar pamjet e pritjes së tij me lule nga mbështetësit ditën që erdhi në Kuvend më 10 shtator.

Në këtë video, ish-kryeministri dëgjohet të thotë se të gjithë do të bëhen bashkë për të shpëtuar Partinë Demokratike nga pazaret mes kryedemokratit Lulzim Basha e kryeministrit Edi Rama, që sipas Berishës, janë të ‘flliqura’.

“Nis beteja jonë për shpëtimin e Partisë Demokratike dhe të Shqipërisë, nga pazaret e turpshme, pazaret e flliqura të Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.

Partia Demorkatike do të dalë më e fortë se kurrë nga kjo betejë, më e sigurtë, më e fortë.

Rroftë Partia Demokratike, rroftë Shqipëria,”- dëgjohet të thotë Berisha në videon e publikuar në facebook.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mesazhe provokuese në prag të protestës për gjuhën shqipe në Shkup

Çlirim Iseni, student dhe një nga organizatorët e protestës...

Kosovë, numrat me të cilët do të garojnë subjektet politike në zgjedhjet e 7 qershorit

/Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka bërë tërheqjen e...

Një analizë e thjeshtë gjaku mund të zbulojë rrezikun e padukshëm të sëmundjeve të zemrës

Një grimcë e trashëguar në gjak, që zakonisht nuk...

Alarm i ri për shpërthimin vdekjeprurës të Ebolës në Afrikë, 80 të vdekur

Një alarm i ri shëndetësor është ngritur pas një...