7.5 C
Tirana

Studimi i Akademisë së Shkencave: 73% e popullsisë së Tiranës e imunizuar

Më datë:

Akademia e Shkencave ka prezantuar ditën e sotme studimin e bërë lidhr me imunizimin e popullsisë shqiptare sa i përket pandemisë së Covid-19.

Sipas Akademisë së Shkencave, studimi është zhvilluar mes muajit Qershor dhe Korrik dhe ka rezultuar se imunizimi natyror në Tiranë është 73.3%.

Sipas të gjitha gjasave kjo përqindje pasqyron gjendjen imunitare të popullatës shqiptare pas valës së tretë të Covid-19 që u shkaktua nga varianti Alfa dhe përpara valës aktuale të karakterizuar nga varianti Delta”, sqarohet në studim.

Tashmë nevojitet imunizimi vaksinal i 20% të popullatës që të arritët pragu imunitar kolektiv deri në 90%.

Akademia e Shkencave në bashkëpunim me Qendrën Kërkimore të Imunologjisë sugjeron që të gjithë ata persona që janë mbi 60 vjeç të kryejnë dhe një dozë tjetër vaksine përforcuese.

Po ashtu rekomandohet dhe vaksinimi i të rinjve mbi 12 vjeç, ku të marrin vetëm një dozë vaksine e cila është e mjaftueshme për të imunizuar këtë shtresë të popullsisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sekuestrohen pasuritë e tre personave dhe kompanive të tyre

Prokuroria e Fierit ka sekuestruar pasuritë e tre shtetasve...

Kosova ndalon importin e shpendëve dhe produkteve të tyre nga Hungaria dhe Italia

Kosova e ka ndaluar përkohësisht importin e shpendëve të...

Tabaku: Nevojitet skemë e plotë pensionesh, trajtim me dinjitet

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi sot se...