Gjykata rrëzon kërkesën për liri të Fatos Tushes

Më datë:

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën për liri të ish kreut të Bashkisë së Lushnjës Fatos Tushe, i arrestuar pasi akuzohet për shpërdorim detyre.

Tushe me argumentin se nuk është mirë nga gjendja shëndetësore, kërkoi zbutje të masës “Arrest në burg”, por kërkesa është rrëzuar nga gjyqtari Erion Çela.

Ai pretendoi se është sëmurë dhe se qëndrimi pas hekurave i rrezikon jetën.

“Kërkoj ndryshimin e masës së sigurisë pasi nuk ka dyshime të arsyeshme dhe për shkak të gjendjes shëndetësore shumë të rënduar që kam”- ka qenë kërkesa e Tushes që u hodh poshtë nga gjykata.

Fatos Tushe u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) bashkë me 10 persona të tjerë vartës të tij dhe biznesmenë me akuzën e abuzimit me tenderin 240 milionë lekë për rehabilitimin e një kanali vaditës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Pamela Anderson dhe Tom Cruise, çifti i ri i Hollywood?

Po shtohen thashethemet që duan Pamela Anderson dhe Tom...

Malaj në Vlorë: Formalizimi i turizmit po sjell rritje pagash dhe të ardhurash

Ministri i Financave, Petrit Malaj, zhvilloi këtë të hënë...

Tensionet në Lindjen e Mesme, Presidenti i Iranit: Po përballemi me sfida serioze

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka paralajmëruar zyrtarët që...

Baku, Zëvendëskryeministrja Koçiu merr pjesë në Forumin Botëror Urban 2026

Zëvendëskryeministrja  Albana Koçiu, ndodhet në Baku, Azerbajxhan, ku po...