Japonia, ndihmë humanitare emergjente për të prekurit nga tërmeti në Haiti

Më datë:

Japonia do të japë ndihmë humanitare emergjente në vlerë prej 3.25 milionë dollarë për Haitin i cili u godit nga një tërmet 7.2 ballë muajin e kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme thuhet se Japonia do të sigurojë ndihmë humanitare për të prekurit nga tërmeti në Haiti nëpërmjet organizatave ndërkombëtare.

Sipas kësaj ndihma emergjente humanitare në vlerë prej 3.25 milionë dollarë e cila përfshin ushqime, ujë dhe produkte shëndetësore do të dërgohet në rajonet e prekura nga tërmeti në Haiti.

Ndihmat do të transferohen nëpërmjet Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara (OKB), Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF) dhe Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Shoqërive të Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC).

Sipas agjencisë së lajmeve “Kyodo”, ministri i Jashtëm japonez, Toshimitsu Motegi në një konferencë për media lidhur me ndihmën për të prekurit nga tërmeti tha se “650 mijë persona janë në nevojë për ndihmë”.

Në tërmetin 7.2 ballë me një thellësi prej 10 kilometra që goditi më 14 gusht gadishullin Tiburon të Haitit humbën jetën mbi 2.200 persona dhe mbi 12 mijë të tjerë u plagosën.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tuneli i Llogarasë, zgjatet masa e “arrest shtëpie” për Gjyli dhe Elezi

Zgjatet afati i paraburgimit në lidhje me masën “arrest...

Ilir Meta i drejtohet SPAK: “Parandaloni shkatërrimin e procesit”

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ka...

Negociatat për fundin e luftës, Pakistani i dërgon SHBA-së propozimin e ri të Iranit

Pakistani i ka dërguar SHBA-së propozimin e rishikuar të...

Ministri Nufi: forcojmë kapacitetet për reagim të shpejtë në emergjenca në të gjithë vendin

Ministri i Mbrojtjes, z. Ermal Nufi vizitoi Bazën e...