Vihen në pranga 5 shtetas dhe procedohet një tjetër në Tiranë, ja për çfarë akuzohen

Më datë:

Policia ka vënë në pranga pesë persona në Tiranë dhe ka proceduar penalisht një tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Forca e Posaçme “Shqiponjat” bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: S. D., 35 vjeç, dhe F. Q., 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë dhe kanabis.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë ekzekutimi i urdhërit të ndalimit për shtetasin në kërkim I. B., 38 vjeç, banues në Durrës ( i kapur nga sherbimet e Komisariatit Nr. 3) pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg“, për veprat penale “Vjedhja“, “Largim i të burgosurit nga vëndi i qëndrimit“, “Drejtim automjeti në mënyrë të parregullt“ dhe “Largim nga vëndi i aksidentit”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve D. B dhe Sh. T., 48 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Më datë 10.09.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë për shtetasin H. T., 52 vjeç, banues në fshatin Sinaballaj, Rrogozhinë, pasi dyshohet se gjatë kohës së djegjes së mbetjeve nga krasitja e ullinjëve, i ka dal zjarri jashtë kontrollit dhe për pasojë janë djegur sipërfaqe të mëdha me ferra, shkurre dhe disa rrënjë me ullinj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Krizë në PD: Salianji ankohet në PPE pas përjashtimit nga gara për kryetar

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i...

“Dosja Balluku”, Berisha ngre akuza për abuzime në projekte publike

Kreu i PD Sali Berisha ka mbajtur një konferencë...

Inceneratorët”/ Ish-deputeti i PS, Alqi Bllako paraqitet në GJKKO

Këtë të martë, ish-deputeti i PS Alqi Bllako është...

Alarm global për Ebola/ Mjeku amerikan infektohet në Kongo, transportohet me urgjencë në Gjermani

Alarm për përhapjen e Ebola në Afrikë, pasi një...