Drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe mbante armë pa leje, arrestohet 30-vjeçari në Lezhë

Më datë:

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe mbante me vete armë gjahu pa leje.

Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Lezhë-Mabë, kanë ndaluar një automjet tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi me inicialet B.B. Në momentin që ky automjet është ndaluar nga punonjësit e Policisë dhe po i nënshtrohej kontrollit, drejtuesi i mjetit i mjetit ka rezultuar që drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.02 mg/ l.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, u gjet edhe një armë gjahu pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale bashkë me automjetin.

Në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B.B., 30 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut” dhe ” Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Noka: Veprimet e policisë në protestë të paprecedenta, akuza të rënda ndaj qeverisë

Sekretari i Përgjithshëm i PD, deputeti Flamur Noka, i...

Protesta tensionohet, policia përdor spraj lotsjellës, i lënduar një aktivist

Tensione janë shënuar pas përfundimit të fjalimeve politike në...

Akuza të forta nga Berisha ndaj Ramës gjatë protestës së opozitës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një...

Bordi i Transparencës: rregullim i ri i çmimit të naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit. NJOFTIMI I BORDITBordi...