Martirizohen 5 ushtarë turq në sulmin e regjimit në Siri

Më datë:

Ankara
Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka bërë të ditur se të paktën 5 ushtarë turq janë martirizuar dhe disa të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi nga forcat e regjimit të Bashar al-Assadit në provincën veriperëndimore siriane Idlib, (AA).

Në një sulm të ngjashëm javën e kaluar nga forcat e regjimit sirian në Idlib u martirizuan 7 ushtarë turq dhe 1 kontraktues civil që punonte me ushtrinë turke. Në sulmin e javës së kaluar po ashtu u plagosën mbi 10 persona.

Trupat turke janë në veriperëndim të Sirisë, përtej kufirit turk, në kuadër të një misioni të paqes dhe kundër-terrorizmit.

Idlibi ka qenë bastioni i opozitës dhe grupeve të armatosura anti-qeveritare që nga shpërthimi i luftës civile siriane në vitin 2011.

Në shtator të vitit 2018, Turqia dhe Rusia u pajtuan ta kthejnë Idlibin në një zonë de-eskalimi ku aktet e agresionit janë të ndaluara.

Por, që nga ajo kohë më shumë se 1.800 civilë janë vrarë atje në sulmet nga regjimi dhe forcat ruse, duke shkelur armëpushimin e vitit 2018 dhe një të ri të 12 janarit të këtij viti.

Gjatë vitit të kaluar, mbi 1.5 milionë sirianë janë zhvendosur në drejtim të kufirit turk për shkak të sulmeve të mëdha.

Turqia mbetet vendi që strehon më shumë refugjatë në botë, me mbi 3.7 milionë migrantë të strehuar që nga fillimi i luftës civile siriane.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

TURQI – Dhjetëra të arrestuar në Stamboll për 1 Majin

Dhjetëra demonstrues të mbledhur për festimet e 1 Majit...

Kontrolle të befasishme në burg, sekuestrohen telefona në Durrës

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka zhvilluar një aksion...

“BE-ja është bekim për ne”/ Rama intervistë për ANSA-n: Kur erdhi pushtimi rus ndaj Ukrainës, ata…

Kryeministri Edi Rama në një intervistës për agjencinë italiane...

Koçiu: Do të vijojmë reformat për rritje pagash dhe mundësi të barabarta

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, zëvendëskryeministrja Albana...