Pritet së shpejti marrëveshja për njohjen e patentë-shoferëve nga Gjermania

Më datë:

Ministri i Punëve të Brendshme dhe i Administratës Publike, z. Agim Veliu, ka pritur në takim Guido Zielke, i cili po qëndron në Prishtinë për takime rreth njohjes reciproke të patentë-shoferëve.

Me këtë rast, ministri Veliu ka theksuar se Qeveria e Kosovës, bashkë me Agjencinë për Regjistrimit Civil, do të mbështesin përmbylljen e këtij procesi tepër të rëndësishëm për qytetarët e Republikës së Kosovës që jetojnë në Gjermani.

Ai është shprehur optimist, që së shpejti të ketë marrëveshje për patentë-shoferë, respektivisht njohjen e tyre nga Republika e Gjermanisë, e cila do të jetë një çështje shumë pozitive jo vetëm për komunikacionin rrugor në rajon, por edhe në Bashkimin Evropian.

Ndryshe, Republika e Kosovës, në vitin 2019 ka aplikuar për njohjen e patentë-shoferëve të shtetasve tanë.

Vizita e delegacionit gjerman paraqet një hap të rëndësishëm për këtë proces, i cili si rezultat do të ketë vendimin përfundimtar të Gjermanisë për njohjen reciproke të patentë-shoferëve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Banka Botërore: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet nga lufta, çmimet e larta do të godasin konsumin

Turizmi është mundësia e artë e Shqipërisë, frytet e...

Siguria ndaj zjarrit, Ristani: Kontrolle për të gjitha objektet me leje nga bashkia e Tiranës

Kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani,...

Supë me mish qengji dhe kos

Mishi i qengjit njihet për shijen e tij kur...

Seanca e parë për “Revanshi”, të akuzuarit përfaqësohen me avokatë

Nis seanca e parë për një nga fraksionet e...