Truk i sigurt: Qitni pak kripë në kafe dhe përmirësoni shijen e saj

Më datë:

Nëse keni vendosur të hiqni orë nga qumështi në kafe, apo thjesht dëshironi të theksoni shijen e pijes së preferuar, provoni këtë truk…

Pirja e kafes së hidhët për shumicën është zhgënjim i madh, mirëpo dita patjetër duhet të vazhdohet edhe me shijen e tillë, transmeton Telegrafi.

Fatmirësisht, mundeni ta përmirësoni shijen e kafes suaj as më pak e as më shumë se – me pak kripë!

Pos që do në këtë mënyrë do të zvogëloni hidhësinë dhe vetvetiu nevojën për sheqerin e pashëndetshëm, por edhe për qumështin, kafja do të ketë shije më të mirë.

Masa perfekt sipas ekspertit të ushqimit Alton Barron, është që të qitni një të katërtën e një luge të vogël kripë dhe dy lugë kafe të bluar në filxhan të madh.

Natyrisht, nëse konsideroni që ky rekomandim mbi sasinë e kafes është i tepërt, përshtatjani shijes vetjake.

Çfarë ju nevojiten: Kafja dhe kripa.

Çfarë të bëni: Qiteni kripën në kafen e hidhur dhe përzieni.

Për çka funksionon: Kripa jozakonisht lidhet me receptorët e shijes, të cilët detektojnë hidhësinë dhe i ndërpresin ta bëjnë punën e tyre. Shkencë e pastër!

Rezultati: Ndoshta do ta ndieni gjurmën e butë të njelmësisë, mirëpo nëse preferoni notë të njelmët para asaj të hidhur, ky truk është ideal për ju.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ekzekutimi i 46-vjeçarit në Tiranë, zbardhet telefonata e fundit e viktimës

Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja e...

Protesta para Ministrisë së Arsimit, të rinjtë hedhin gurë drejt godinës

Protestuesit janë grumbulluar tani para Ministrisë së Arsimit, ku...

Kontrolle në portin e Durrësit, gjenden 16 080 euro të padeklaruara në një kamion

Autoritetet doganore në Durrës kanë konstatuar 16 080 euro...

Protestat, Avokati i Popullit: Mbingarkesë me protestues në bllokun e sigurisë

Komisioneri i Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës, që...