Ekzekutimi i 46-vjeçarit në Tiranë, zbardhet telefonata e fundit e viktimës

Më datë:

Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja e 46-vjeçarit Ismet Habili, i cili u gjet i pajetë në makinën e tij, në zonën pranë “Vasil Shantos” në Tiranë.

Në zonë është dëgjuar vetëm një e shtënë armë zjarri, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende për t’u zbardhur.

Në kuadër të hetimeve, autoritetet kanë nisur verifikimin e telefonit të viktimës, ku, sipas të dhënave paraprake, po shqyrtohen komunikimet e tij të fundit.

Nga verifikimet fillestare, në vëmendje janë edhe disa probleme familjare që dyshohet se kanë qenë të pranishme në jetën e 46-vjeçarit.

Po ashtu, sipas informacioneve paraprake, telefonata e fundit e viktimës dyshohet se ka qenë me bashkëshorten e tij.

Paralelisht, grupi hetimor po punon për sigurimin dhe këqyrjen e pamjeve të kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi vrasja.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.10.2026, rreth orës 20:20, në Sallën Operative është marrë njoftim për një automjet të aksidentuar në rrugën “Mihal Popi”, në bllokun “1 Maji”.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë konstatuar brenda automjetit tip “Volvo”, shtetasin I. H., pa shenja jete, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Protesta para Ministrisë së Arsimit, të rinjtë hedhin gurë drejt godinës

Protestuesit janë grumbulluar tani para Ministrisë së Arsimit, ku...

Kontrolle në portin e Durrësit, gjenden 16 080 euro të padeklaruara në një kamion

Autoritetet doganore në Durrës kanë konstatuar 16 080 euro...

Protestat, Avokati i Popullit: Mbingarkesë me protestues në bllokun e sigurisë

Komisioneri i Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës, që...

Protesta e studentëve, pedagogët paralajmërojnë bojkot të mësimit dhe grevë

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçi, ka njoftuar...