14.5 C
Tirana

Thaçi: Nën udhëheqjen e Trump dhe Grennell, dialogu do të përmbyllet me njohje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Më datë:

Thaçi sot ka shkruar sërish për dialogun Kosov-Serbi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkruar sërish për rëndësinë e involvimit të presidentit amerikan, Donald Trump, në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Kreu i shteti të Kosovës, ka thënë se Trump ka treguar vëmendje të madhe në forcimin e paqes në Ballkanin Perëndimor.

“Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka treguar vëmendje të madhe për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Letrat e tij e kanë skicuar epilogun e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke”, ka thënë Thaçi përmes një statusi në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Presidenti i ShBA-së Donal Trump, ka dërguar ambasadorin Richard Grenell të deleguar special për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Për këtë, Thaçi ka është shprehur besimplotë se procesi i dialogut Kosovë-Serbi, nën udhëheqjen e Grenell, do të përmbyllet shpejt dhe me njohje reciproke.

“Nën udhëheqjen e presidentit Trump dhe punën e shkëlqyeshme të ambasadorit Grenell jam besimplotë se ky proces do të përmbyllet së shpejti me njohje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Jemi të bekuar me përkrahjen e përhershme të SHBA-së për popullin dhe shtetin e Kosovës”, theksoi ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Opozita përplaset me Peleshin në Konferencën e Kryetarëve: Për 6 muaj Balla do t’ju zërë vendin!

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të mbajtur këtë...

 Rutte: NATO dhe BE janë në sintoni të plotë

Mund t’ju siguroj se BE dhe NATO po punojnë...

Balluku: Rrjeti i ri 20 kV në Velipojë, garanton furnizim cilësor me energji elektrike

Velipoja është shndërruar në një qendër të rëndësishme ekonomike...

Trump njofton fillimin e fazës së dytë të marrëveshjes për Gazën

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shpalli fillimin e “fazës...