23.5 C
Tirana

Maqedonia e Veriut lehtëson masat anti-Covid, zyrtarët e qeverisë: Nuk do të ketë problem në regjistrimin për zgjedhjet lokale në tetor

Më datë:

Maqedonia e Veriut ka vendosur të lehtësojë masat anri-Covid të vendosura disa kohë më parë.

Me rregullat e reja të bëra publike nga zyrtare të qeverisë në ambientet e mbyllura, restorante, kafene dhe hapësira të tjera të brendshme mund të mbushen deri në 30 përqind, ndërsa jashtë deri në 50 për qind.

Në seancën e fundit, qeveria vendosi të vazhdojë ndalesa e mbajtjes së dasmave, ditëlindjeve dhe festimeve të tjera private në pjesët e mbyllura të objekteve gastronomike.

Zëvendëskryeministri maqedonas ka qëndrim personal se në periudhën e mëparshme duheshin marrë masa më të rrepta, por tani beson se është kulmi i kësaj vale të katërt dhe pret reduktim të numrit të të infektuarve në periudhën e ardhshme.

Qeveria njoftoi se nëse vlerësohet se nevojiten masa të reja për të mbështetur ekonominë, sektorët që do të preken më shumë nga vala e re e katërt do të mbështeten. Ministri i Arsimit  Shyqyri Bytyqi  tha se me masat e reja të lehtësuara, qeveria nuk përgatit terrenin për të dëshmuar se nuk do të ketë problem në organizimin e regjistrimit të paralajmëruar në shtator dhe zgjedhjet lokale në tetor.

Sipas tij qeveria është e vendosur se me rritjen e numrit të të vaksinuarve dhe respektimin e masave, regjistrimi dhe zgjedhjet nuk do të jenë kërcënim për shëndetin e qytetarëve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U arrestua në Shqipëri/ Gjendet i vdekur në burg Faruk Özer, themeluesi i platformës së kriptomonedhave “Thodex”

Faruk Fatih Özer, i njohur si “mbreti” i kriptomonedhave...

Një gotë lëng shege në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e bllokimit të arterieve deri në 30%

Një studim i botuar në “American Journal of Clinical...

PS rrëzoi ngritjen e dy Komisioneve Hetimore, Bardhi: Duan të asgjësojnë Parlamentin siç bënë me zgjedhjet e 11 majit

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka zhvilluar një mbledhje...

Nga sot në dy linja urbane të Kamzës çmimi i biletës rritet në 50 lekë, aboneja 1,400 lekë

Qytetarët që përdorin dy nga 10 linjat urbane të...