Presidentët e Rusisë dhe Kinës trajtojnë çështjen e Afganistanit në një bisedë telefonike

Më datë:

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe homologu i tij kinez, Xi Jinping, në një bisedë telefonike kanë trajtuar zhvillimet e fundit në Afganistan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e bërë nga Kremlini thuhet se Putin dhe Xi kanë zhvilluar një bisedë telefonike.

“Liderët shprehën gatishmërinë e tyre për të intensifikuar përpjekjet për të luftuar kërcënimet si terrorizmi dhe të trafikut të drogës me origjinë nga Afganistani”, thuhet në njoftim.

Më tej theksohet se në bisedë përveç marrëdhënieve bilaterale janë trajtuar detajisht zhvillimet në Afganistan.

“U theksua rëndësia e sjelljes së menjëhershme të paqes në Afganistan dhe parandalimin e përhapjes së paqëndrueshmërisë në rajonet fqinje. U planifikua përdorimi maksimal i Organizatës për Bashkëpunim të Shanghait”, thuhet më tej.

Në njoftim gjithashtu u bë e ditur se të dy liderët kanë rënë dakord për rritjen e kontakteve të ndërsjella në lidhje me Afganistanin si dhe për koordinimin e hapave që duhen ndërmarrë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Kryengritja paqësore do të vazhdojë deri në rrëzimin e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se protesta...

Begaj takohet me kongresmenin amerikan, fokus stabiliteti në rajon

Presidenti Bajram Begaj ka takuar gjatë një vizite në...

Osum: Gjendet trupi i 73-vjeçares së zhdukur, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat,...