12.5 C
Tirana

Italia lehtëson masat për udhëtarët shqiptarë, futet në fuqi karantina 5 ditore

Më datë:

Në kuadër të situatës pandemike të kohëve të fundit, Italia ka ndryshuar sërish rregullat e udhëtimit për vendet që nuk janë në BE.

Ministri i Shëndetësisë në Itali, Roberto Speranza, ka firmosur rregullat e reja për frenimin e pandemisë në shtetin fqinj.

Në rregullat e publikuara, vihet re se vende që nuk janë pjesë në Bashkimin Evropian, por që nuk bëjnë pjesë në vendet e riskut të lartë të rrezikshmërisë, si Shqipëria apo Kosova, do të lejohen të futen në Itali, duke respektuar një karantinë 5 ditore. Udhëtarët duhet të prezantojnë përpara fluturimeve me avion, apo lundrimeve me anije, një tampon negativ i bërë jo më shumë se 72 orë para nisjes.

Ky afat është reduktuar në 48 orë për udhëtarët që vijnë nga Britania e Madhe apo Irlanda e Veriut. E detyrueshme do të jetë karantina 5 ditore për udhëtarët që vijnë nga Shqipëria. Për fëmijët deri në moshën 6 vjeç nuk është e detyrueshëm kryerja e tamponit molekular o antigjenik.

Udhëtimi në territorin italian me makinë private për një periudhë më shumë se 36 orë nuk e bën të detyrueshme minikarantinimi 5 ditor, shkruajnë mediat italiane.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kallas: Do të vendosim Rusinë në listën e zezë të pastrimit të parave

Do të asistojmë në bisedime edhe në Abu Dhabi,...

KOLUMBI – 15 viktima nga rrëzimi i një avioni

Një avion i vogël u rrëzua të mërkurën në...

Vengu: Mbi 345 milionë lekë dëmshpërblime për 15 bashkitë e prekura nga zjarret e verës

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu bëri sot të ditur...

Trump: Irani të arrijë një marrëveshje ose sulmi i ardhshëm i SHBA-së do të jetë shumë më i keq

Presidenti amerikan, Donald Trump, përsëriti thirrjen e tij për...