Një vogëlush vdes nga rënia e degëve të një peme, pasojë e stuhisë

Më datë:

Edhe pse intenisiteti i motit të ligë ka shënuar një ulje dy ditëve të fundit, duke u kufizuar në stuhi lokale, pasojat e tij vazhdojnë të rrezikojnë jetë njerëzish.

Kështu, të hënën pasdite, disa degë të një peme në Schilsdamm në Flums SG janë shkëputur nga trungu, si pasojë e stuhisë dhe kanë shkaktuar humbjen e një jete njeriu, raporton srf.ch.

Katër këmbësorë janë goditur – përfshirë këtu një vogëlush i cili ka vdekur më vonë gjatë natës nga lëndimet serioze që kishte marrë, transmeton albinfo.ch. Nëna e tij është ende në kujdesin spitalor.

Përveç nënës dhe vogëlushit, me këtë rast kanë marrë lëndime një burrë 71-vjeçar dhe një grua 74-vjeçare.

Burri është ende duke u trajtuar ndërsa gruaja tashmë është larguar nga spitali.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Kryengritja paqësore do të vazhdojë deri në rrëzimin e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se protesta...

Begaj takohet me kongresmenin amerikan, fokus stabiliteti në rajon

Presidenti Bajram Begaj ka takuar gjatë një vizite në...

Osum: Gjendet trupi i 73-vjeçares së zhdukur, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat,...