6.5 C
Tirana

11 vjet pas opinionit të GJND-së, Osmani thirrje shteteve ta njohin Kosovën

Më datë:

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GNJD) 11 vjet më parë dha mendimin këshillëdhënës sipas të cilit deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Me 10 vota pro dhe 4 kundër anëtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës kishin vendosur në favor të Kosovës, duke refuzuar kështu kërkesën e Serbisë që deklarata e pavarësisë së Kosovës të konsiderohet shkelje e së drejtës ndërkombëtare.

Vendimi ishte lexuar nga presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në atë kohë, Hiasashio Ovada, ku u tha se “Deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës është në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare”.

E sot, lidhur me këtë vendim ka reaguar presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila deklaroi se “Republika e Kosovës është këtu për të qëndruar: sovrane, e pavarur, demokratike dhe paqedashëse. Do të mbetet përgjithmonë kështu”.

“11 vjet më parë, GJND vendosi që pavarësia jonë nuk shkel të drejtën ndërkombëtare. Koha është që vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë një gjë të tillë. Republika e Kosovës është këtu për të qëndruar: sovrane, e pavarur, demokratike dhe paqedashëse. Do të mbetet përgjithmonë kështu.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Osmani në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar...

SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,...

Draft-konkluzionet e BE-së për Zgjerim: Kosovës i kërkohet Asociacioni, reforma, përparim në dialog…

Këshilli për Çështje të Përgjithshme i Bashkimit Evropian miraton...

Dy lokale ishin kthyer në ambient të lojërave të fatit, tre të arrestuar, nën hetim i mituri që po vinte baste

Zbulohen 2 lokale të vëna në dispozicion të organizimit...