Francë, fillon hetimi lidhur me posterat që krahasojnë Macron-in me Hitler-in

Më datë:

Në Francë ka filluar një hetim për disa postera që krahasojnë presidentin Emmanuel Macron me Adolf Hitler-in, transmeton Anadolu Agency (AA).

Postera dhe karikatura që krahasojnë Macron-in me Adolf Hitler janë shfaqur në bilborde në qytetet jugore franceze Toulon dhe Seyne-sur-Mer pas vendimit për vaksinim të obliguar kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Në postera shkruhet “Binduni, vaksinohuni!” dhe “Turp”.

Autori i posterit dhe karikaturës është gjoja aktivistja lokale Michel-Ange Flori.

Të shtunën, më shumë se 100.000 njerëz dolën në rrugët e Francës për të protestuar ndaj masave të marra nga presidenti Macron për të frenuar përhapjen e infeksionit.

Masat e diskutueshme përfshijnë vaksinat e detyrueshme për punonjësit shëndetësorë dhe pasaportat shëndetësore për të hyrë në vendet publike.​​​​​​​

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Donald Trump flet për bisedimet me Xi Jinping mbi Tajvanin

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ka folur...

Fshihen borxhet tatimore dhe doganore, hyjnë në fuqi nga data 10 qershor  

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar këtë të...

Kurti i kërkon BE-së statusin e vendit kandidat: Serbia sulmon, në vend që të bashkëpunojë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti pas takimit...