Kinë, rritet në 637 numri i vdekjeve nga koronavirusi

Më datë:

Ka arritur në 637 numri i personave të vdekur, ndërsa në 31.161 numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (2019-nCoV) në Kinë,(AA).

Komisioni Kombëtar i Shëndetit (NHC) në Kinë, përmes një deklarate njoftoi se nga epidemia 2019-nCoV kanë humbur jetën 637 persona prej të cilëve 636 në territorin e Kinës dhe 1 person në rajonin administrativ special Hong Kong.

Si pasojë është rritur në 31.161 numri i personave të diagnostikuar me virusin prej të cilëve 4.821 në gjendje të rëndë. Ndërkohë ka arritur në 26.359 numri i personave të cilët dyshohet se janë të prekur nga virusi dhe se nën mbikëqyrje janë vendosur 186.045 persona.

Përveç territorit të Kinës thuhet se 34 persona janë të prekur nga virusi në rajonet administrative speciale të Kinës, prej të cilëve 24 në Hong Kong dhe 10 në Macau.

Gjithashtu për shkak të koronavirusit në 24 orët e fundit në vend, kanë vdekur 73 persona, prej të cilëve 69 raste të vdekjeve janë shënuar në rajonin Hubei, i cili është epiqendra e koronavirusit, ku dhe janë konstatuar 3.143 raste të reja të infektimit nga koronavirusi i ri.

– Epidemia e koronavirusit të ri

Lloji i koronavirusit të ri për herë të parë u shfaq në qytetin kinez Wuhan më 12 dhjetor 2019. Komisioni shëndetësor në Wuhan më 31 dhjetor njoftoi se edhe tek 27 persona të tjerë që kanë patur kontakte me tregun e prodhimeve detare Huanan në qytet është vërejtur “sëmundja misterioze” dhe më pas mbylli tregun.

Simptomat e para të virusit nCoV janë temperaturë e lartë, dhimbje fyti, kollë, vështirësi në frymëmarrje dhe diarre, ndërsa në fazën e mëpasshme të avancuar shkakton penumoni dhe pamjaftueshmëri të veshkave dhe në përfundim mund të çojë në vdekje.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Kryengritja paqësore do të vazhdojë deri në rrëzimin e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se protesta...

Begaj takohet me kongresmenin amerikan, fokus stabiliteti në rajon

Presidenti Bajram Begaj ka takuar gjatë një vizite në...

Osum: Gjendet trupi i 73-vjeçares së zhdukur, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat,...