Turqi, kapen 18 persona në një operacion kundër FETO-s

Më datë:

Stamboll
Përmes një operacioni me qendër në Stamboll, autoritetet turke kanë arrestuar 18 nga 20 persona të kërkuar në lidhje me strukturimin e organizatës terroriste FETO brenda organeve policore,(AA).

Operacioni ndodhi pasi Prokuroria Publike e Stambollit lëshoi urdhër arresti për 20 të dyshuar, përfshirë tre komisarë aktivë, tre zëvendëskomisarë aktivë dhe nëntë zëvendëskomisarë të pezulluar nga puna.

Për kapjen e të dyshuarve, ekipet policore organizuan operacion të njëkohshëm në 23 adresa në shtatë rrethe.

Siç bëhet e ditur, ende janë duke vazhduar aktivitetet për kapjen e dy të dyshuarve të ngelur.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Kryengritja paqësore do të vazhdojë deri në rrëzimin e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se protesta...

Begaj takohet me kongresmenin amerikan, fokus stabiliteti në rajon

Presidenti Bajram Begaj ka takuar gjatë një vizite në...

Osum: Gjendet trupi i 73-vjeçares së zhdukur, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat,...