Mbi 260 mijë të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë

Më datë:

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se deri më tani në Kosovë kundër COVID-19 janë vaksinuar gjithsejt 260 mijë e 955 persona.

Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike gjatë 24 orëve vaksinën e kanë marrë 6 mijë e 361 persona.

Dozën e dytë e kanë marrë 67 mijë e 578 persona.

IKSHPK bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar pesë raste të reja me COVID-19, derisa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Gjatë kësaj kohe janë shëruar gjashtë persona.

Ndërkaq si të dyshuar për Sars-COV-2 janë testuar 1 mijë e 50 persona.

Raste aktive që janë duke u trajtuar nga koronavirusi në Kosovë janë 132.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e studentëve, pezullohen gjobat për bllokimin e rrugëve

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pezullojë pjesërisht zbatimin e...

Aktet e qeverisë për protestat në Kushtetuese, ankimet kalojnë në seancë plenare

Gjykata Kushtetuese ka kaluar në seancë plenare tre ankime...

Shiste drogë pranë një shkolle në Tiranë, arrestohet 43-vjeçari

Sekuestrohen dozat e Kokainës, sasi e kësaj lënde që...

Marta Kos: 2027-a mund të jetë viti vendimtar për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

 “Viti 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë” tha...