Pala maqedonase iu ndalon hyrjen, dhjetëra punëtorë sezonalë të bllokuar në Qafë Thanë prej 24 orësh: Kemi fëmijët pa bukë, të ndërhyjë shteti

Më datë:

Dhjetëra punëtorë sezonalë ditorë vijojnë të jenë të bllokuar në pikën kufitare të Qafë Thanës, pasi kjo e fundit vijon e mbyllur prej ditës së djeshme nga pala maqedonase.

Bëhet i ditur se ende nuk ka asnjë urdhër se çfarë do të ndodhë.

“Jemi gati 150-200 veta që na kanë bllokuar prej dje.

Ne mbajmë familjet me këtë punë, shteti të ndërhyjë. Kemi mbetur rrugëve, nuk kemi informacion se çfarë do të ndodhë, nuk japin shpjegime.

Kemi në shtëpi fëmijët pa bukë, duam zgjidhje, shteti të ndërhyjë dhe flasë me këta”, kanë thënë punëtorët e bllokuar në pikën kufitare

Punëtorët sezonalë ditorë janë bllokuar në këtë pikë kufitare prej mëngjesit të djeshëm, kur pala maqedonase ka penguar hyrjen e tyre drejt Maqedonisë.

Mungesa e siguracionit dhe kontrata e punës, me të cilat punëtorët sezonalë ditorë nuk pajisen ka bërë që të ndalohen për të kaluar këtë doganë, duke u kthyer mbrapsht pa një afat kohor të caktuar se kur mund të udhëtojnë drejt këtij destinacioni.

Sipas burimeve, arsyeja tjetër e ndalesës së tyre lidhet edhe me faktin që një punëtor sezonal ditëve të fundit ka ndërruar jetë në vendin e punës në Maqedoni.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Merz mbështet integrimin gradual

Dy javë para samitit të liderëve të shteteve të...

Kos në Malin e Zi, kërkon bashkëpunim për reformat

Në ceremoninë festive të 20 vjetorit të pavarësisë së...

Martohet për herë të katërt vëllai i Princeshës Diana

Vëllai më i vogël i Princeshë Dianës, Charles Spencer,...

Raporti i IBAR kalon fazën teknike, pritet të miratohet nesër nga ambasadorët e BE-së

Më datë 26 maj pritet të mbahet Konferenca e...