Policia ‘mësyn’ në banesën e 64-vjeçarit, gjen armë e municion luftarak

Më datë:

Një 64-vjeçar është vënë nën prangat e policisë së Elbasanit, pasi ju gjendën dhe sekuestruan armë zjarri dhe municion luftarak në banesën e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas posedonte armë zjarri pa leje në banesë, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit R.Ç në fshatin Xibrakë, Elbasan.

Si rezultat i kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak”, njofton policia.

Policia ka arrestuar shtetasin R. Ç., 64 vjeç, banues në fshatin Xibrakë, Elbasan dhe materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Merz mbështet integrimin gradual

Dy javë para samitit të liderëve të shteteve të...

Kos në Malin e Zi, kërkon bashkëpunim për reformat

Në ceremoninë festive të 20 vjetorit të pavarësisë së...

Martohet për herë të katërt vëllai i Princeshës Diana

Vëllai më i vogël i Princeshë Dianës, Charles Spencer,...

Raporti i IBAR kalon fazën teknike, pritet të miratohet nesër nga ambasadorët e BE-së

Më datë 26 maj pritet të mbahet Konferenca e...