Diga energjitike e dytë më e madhe e botës, hyn në funksion në Kinë

Më datë:

Kina nisi sot operimin e stacionit hidro-energjtik të dytë më të madh në botë.

Diga Baihetan, 289 metra e lartë në jugperëndim të Kinës, e dyta më e madhe vetëm pas digës po ashtu kineze të Tre Grykave, nisi sot operacione të pjesshme të prodhimit. Ajo bllokon një grykë në pjesën e sipërme të lumit Yangtze, më i gjati në Kinë, në rajonin kufitar mes provincave Yunnan e Sichuan.

Baihetan është ndërtuar me një kapacitet total prej 16,000 megavat energji, që do të thotë se në kulmin e saj mund të sigurojë energji për të paktën 500,000 njerëz, sipas rrjetit shtetëror vendas CCTV.

Vendi ka nisur prej disa vitesh një fushatë ndërtimesh hidroenergjitike teksa tenton të arrijë objektivat energjitike për popullatën më të madhe të botës.

Presidenti Xi Jinping tha se shpreson që impjanti i ri “të japë kontribute të mëdha drejt neutralitetiti të emetimeve të karbonit të vendit”.

Inaugurimi i Baihetan koinçidon me celebrimet e 100-vjetorit të partisë komuniste kineze kësaj jave.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zjarr në banesë në Kosovë kthehet në tragjedi familjare

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë,...

Distria Krasniqi në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

Kampionati Evropian i xhudos tashmë ka filluar, ku në...

Këlliçi: Rama në Paris për festë private, ndërsa vendi përballet me çështje në NATO

Deputeti i PD Belind Këlliçi, u shpreh se interpelanca...

Kontrolle në Zubin Potok, policia e Kosovës zbulon armatime të shumta në banesa dhe vende të fshehta

Në gjashtë raste të ndara, Policia e Kosovës më...