Gjymtoi të renë me makinën e tij, Prokuroria kërkon rikthimin në qeli të Jehon Breçanit

Më datë:

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë mësohet se ka apeluar vendimin e Gjykatës për ndryshimin e masës së sigurisë për Jehon Breçanin, të birin e Erzen Breçanit, i cili disa ditë më parë aksidentoi një vajzë të re në rrugën ‘Xhanfize Keko’ në kryeqytet.

Prokuroria ka kërkuar tashmë ndryshimin e masës së sigurisë për Breçanin nga “arrest shtëpie” në “arrest me burg”.

Argumentet e Prokurorisë:

Referuar kërkesës së Prokurorisë, rezulton se nga faktet e mbledhura prej saj, dëmtimet e shkaktuara ndaj viktimës që në momentin e parë të ngjarjes kanë qenë tepër të rënda, çka ka bërë të detyrueshëm dërgimin e saj në Spitalin e Traumës, ndërkohë që, është konstatuar po ashtu se si pasojë e përplasjes së fortë, e reja e aksidentuar ka humbur njërën nga gjymtyrët e poshtëm, duke i shkaktuar gjymtin të përhershëm në masën 1/3-n e aftësisë së përgjithshme.

Së dyti, sipas Prokurorisë, referuar rrethanave të ngjarjes, drejtuesi i mjetit nuk ka qenë duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.

Gjithashtu, sipas Prokurorisë, refruar të gjitha fakteve të mbledhura në vendin e ngjarjes, kjo vepër penale për të cilën akuzohet 19-vjeçari konsiderohet e një rrezikshmërie të lartë, dhe dispozitat përkatëse ligjore përcaktojnë burgimin nga 1 deri në 5 vjet.

Ndaj, referuar të gjitha këtyre fakteve dhe argumenteve, Prokuroria ka kërkuar vendosjen e masës ‘arrest me burg’ për Jehon Breçanin.

19-vjeçari Jehon Breçani ishte duke ecur me shpejtësi tej normave të lejuara e për pasojë humbi kontrollin e mjetit duke aksidentuar 24-vjeçaren Xhenisa Gega, e cila si pasojë e plagëve të marra humbi njërën këmbë.

E reja, e cila u trajtua në spitalin e Traumës në Tiranë ka dalë nga reparti i reanimacionit, duke e kaluar rrezikun për jetën, edhe pse ka humbur një prej gjymtyrëve të saj.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Qytetarët vijojnë protestën në Tiranë kundër ndërhyrjeve të planifikuara në Zvërnec

 Shoqëria civile dhe qytetarë për të pestën ditë radhazi...

Igli Tare del nga SPAK pas një maratone pyetjesh, asnjë koment për gazetarët

Igli Tare ka dalë nga ambientet e SPAK, pas...

“Ti gjobaxhi… kaq kam me ty”/ Balla akuza Shehajt: U vihesh bizneseve nga pas për lekë

Përplasjet për Zvërnecin në Kuvend kanë vijuar midis socialistit,...

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

Nga Beogradi në krah të Aleksandër Vuçiç Presidenti i...