11.5 C
Tirana

BE thirrje për dialog Kosovës dhe Serbisë

Më datë:

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, bëri thirrje që Kosova dhe Serbia të fillojnë dialogun për të normalizuar marrëdhëniet

Borrell, në deklaratën me shkrim ku uroi qeverinë e koalicionit që dje u votua në Kosovë, tha se dëshirojnë që të zhvillojnë bashkëpunimin mes BE-së dhe Kosovës, duke potencuar se BE do të vazhdojë të punojë me popullin dhe institucionet e Kosovës.

“Është e rëndësishme që të zhvillohen marrëdhëniet rajonale të bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë. Në këtë drejtim, presim që sërish të fillohet procesi i dialogut Beograd-Prishtinë. Gjendja aktuale nuk mund të lejohet të vazhdojë. Bisedimet për të siguruar normalizim mes palëve duhet të fillojnë shpejt”, tha ai.

Dje, pas katër muajve vonesë, me shumicë votash Kuvendi i Kosovës votoi për formimin e qeverisë së re të vendit, të kryesuar nga Albin Kurti i Vetëvendosjes (VV), i cili arriti marrëveshje për koalicion qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të tetorit të kaluar në Kosovë, partia e Kurtit arriti të grumbulloi më shumë vota, e ndjekur me një rezultat të ngushtë nga LDK.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tabaku: Pensionistët marrin 20 lekë në ditë, për tunelin e Llogarasë shkojnë 50 mln euro “

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku përmendi në Kuvend aferën...

Zbulohen dy shtëpi bari në Malësinë e Madhe, në pranga dhe dy punonjës të OSHEE

Malësi e Madhe/Finalizohet operacioni policor i koduar “Neonët 2”. Zbulohen...

 Energji nga hapësira, ëndrra për të transmetuar burim diellor nga orbita

Grumbullimi i energjisë diellore në orbitë dhe transmetimi i...

Dëshmon mjeku që vizitoi Nuredin Dumanin: Kishte një plumb në trup

Gjykata e Posaçme dëgjoi dëshmitarët e radhës të kërkuar...