Një aksident është regjistruar sot në aksin Gjirokastër-Tepelenë, ndërsa një person ka mbetur i plagosur.
Ngjarja ja ndodhur pranë kthesës së fshatit “Andon Poçi” ku një maunë është përplasur me një “Benz”.
Maunia që vinte nga Gjirokastra në drejtim të Tepelenës ka devijuar krahun duke u përplasur në anën e majtë frontale te autoveturës.
Shkak është bërë këputja e aksit të pasëm te rrotave.
Si pasojë e përplasjes mjeti tip Benz ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Ndërkaq, ka marrë dëmtime të rënda një pasagjer.
