13.5 C
Tirana

Hetimi i krimeve zgjedhore/ Prokuroria e përgjithshme bën bilancin

Më datë:

Prokuroria e Përgjithshme bën bilancin për krimet zgjedhore të 25 prillit.

Deri më datë 08.06.2021, Prokuroria thotë se janë regjistruar procedime penale për 53 njoftime në total, nga të cilat, 7 prej tyre kanë përfunduar, 5 persona janë në hetim, një çështje i ka kaluar SPAK, një është pezulluar dhe dy procedime me dy të pandehur janë dërguar për gjykim.

Veprat që po shqyrtohen kanë të bëjnë me: Pengimin e subjekteve zgjedhore, Falsifikimin e materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve, Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor, Shkelja e fshehtësisë së votimit, Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar, Korrupsioni aktiv në zgjedhje, Përdorimi i funksionit publik për veprime politike ose zgjedhore, Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje, Pengimi i zgjedhësit etj.

Për këto vepra po ndiqen penalisht 11 persona, janë arrestuar në flagrancë 5 persona dhe është kërkuar masa e sigurisë “arrest në burg” për 4 persona prej të cilave është pranuar kërkesa për 3 persona.

Po ashtu, në deklaratë thuhet se: “Në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm janë në proces verifikimi paraprak 41 njoftime për veprat penale në fushën e zgjedhjeve. Janë transferuar për kompetencë lëndore SPAK-ut 23 njoftime dhe është vendosur mos fillimi i procedimit penal për 25 njoftime”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Roboti Neo që bën punët e shtëpisë, në treg për 20 mijë dollarë

Shpikja më e madhe e shekullit të 21-të është...

Më 5 nëntor, seanca e parë e konsultimit për Kodin e Ri Penal

Në seancën plenare të Kuvendit, Ministri i Drejtësisë, Besfort...

Burgoset 32-vjeçari që aksidentoi për vdekje adoleshentin

Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për...

Bogdani i ankohet Peleshit. Kryeparlamentari: Këtë problem kemi gjithë kohës

Teksa në foltore raportonte kryetarja e Këshillit të Lartë...