I shpëtoi 7 postblloqeve të policisë .

Më datë:

Aldiron Shehu, i riu që u arrestua sot pasi nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe arriti të kalonte 7 postblloqe, por që më pas u bë shkak i një aksidenti të 5-fishtë me 5 të plagosur. Ngjarja në fjalë u regjistrua sot në Krastë.

Mësohet se ka dyshime që në mjetin e Shehut, i cili tashmë qëndron pas hekurave, mund të ketë pasur lëndë narkotike dhe armë, të cilat ka arritur t’i fshehë gjatë kohës që i ka ikur postblloqeve policore.

Shehu udhëtonte me një makinë tip “Wolkswagen pasat” me targa greke nga Korça, por pasi iu bë thirrja të ndalonte, ai nuk iu bind urdhrit të policisë, duke vijuar rrugën drejt Pogradecit. Po ashtu edhe në Pogradec e Librazhd nuk i ka qëndruar postblloqeve. Madje dhe në postbllokun e ngritur nga policia e Elbasanit, i riu nuk i është bindur urdhrit për ndalim, ndërsa teksa devijonte është përfshirë në aksident, duke përplasur 4 mjete të tjera./Balkanweb/

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Ti gjobaxhi… kaq kam me ty”/ Balla akuza Shehajt: U vihesh bizneseve nga pas për lekë

Përplasjet për Zvërnecin në Kuvend kanë vijuar midis socialistit,...

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

Nga Beogradi në krah të Aleksandër Vuçiç Presidenti i...

Bllokohet trafiku te rrethrrotullimi i Treshit për shkak të punimeve në hekurudhë

Hekurudha Shqiptare njoftoi sot se në kuadër të punimeve...

Lamallari në Trauma: Po ndiqet me prioritet gjendja e efektivit të plagosur

Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka vizituar policin e...