Vriten nga talebanët 10 punëtorë afganë të deminimit

Më datë:

Së paku 10 afganë që punonin në një agjenci për heqjen e minave janë vrarë nga ana e kryengritësve talibanë në provincën veriore Baghlan të Afganistanit.

Të paktën 14 të tjerë u plagosën kur kryengritësit sulmuan kampin e tyre dhe hapën zjarr, tha Ministria e Brendshme e Afganistanit. Asnjë grup nuk e mori përgjegjësinë për sulmin. Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, i tha Radios Evropa e Lirë se grupi nuk është i përfshirë në këtë sulm.

Zëdhënësi i policisë së provincës, Jaëed Basharat tha se punëtorët ishin të angazhuar në organizatën ndërkombëtare të pastrimit të minave Halo Trust. Nga organizata nuk e kanë komentuar incidentin.

Sipas faqes së saj të internetit, organizata joqeveritare ka më shumë se 2 600 punonjës në Afganistan, një nga vendet më të minuara në botë. Halo Trust thotë se stafi i saj rekrutohet nga qytete dhe fshatra ku ndodhen të vendosura minat tokësore.

Në muajt e fundit në provincën Baghlan kanë ndodhur luftime të ashpra mes talibanëve dhe forcave qeveritare. Dhuna është rritur ndjeshëm në të gjithë Afganistanin që kur Shtetet e Bashkuara në muajin prill njoftuan planet për të tërhequr të gjitha trupat e tyre deri më 11 shtator.

Kryengritësit talibanë po luftojnë trupat qeveritare në 26 nga 34 provincat e Afganistanit, thonë zyrtarët e qeverisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Presidenti Begaj: Bashkëpunimi ushtarak me SHBA forcon sigurinë rajonale

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka vlerësuar partneritetin 25-vjeçar...

Kishin pika këmbimi valutor pa licencë, në hetim pronarët e 3 subjeketeve në Tiranë

Policia e Tiranës, vuri në hetim pronarët e tre...

Banorët e Arapajt ngrejnë shqetësimin: “Jetojmë me frikë prej tyre”

Pak ditë pas aksidentit të rëndë që i mori...

Tortë akulli me kafe

Në ditët e nxehta të verës ushqimet më të...