13.5 C
Tirana

Kanabis, dhunë fizike, vjedhje e të dehur në timon, 8 të arrestuar në Tiranë

Më datë:

8 persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës për vepra të ndryshme penale. Kanabis, dhunë fizike, vjedhje e të dehur në timon, këta janë të arrestuarit nga uniformat blu të kryeqytetit.

NJOFTIMI

Tiranë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :H. L., 23 vjeç dhe L. B., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetet përkatëse me të cilat këta shtetas qarkullonin, Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjeti dhe sekuestroi një sasi me lëndë narkotike kanabis.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K., 28 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish të dashurës. Gjithashtu dyshohet se ky shtetas i ka kërkuar një shumë parash ish të dashurës së tij, në menyrë që të vazhdonin lidhjen.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. A., 28 vjeç, pasi dyshohet se i ka marrë me forcë një aparat celular një shtetaseje.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve : A. C., 29 vjeç, R. M., 60 vjeç dhe V. K., 40 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur ; B. Gj., 19 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ka aksidentuar biçiklistin e mitur rreth 11 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 07.06.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve të mitur të moshave 13 vjeç dhe 15 vjeç, sepse në rrugën “Llazi Miho”, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë vjedhur një shumë parash në librarinë në pronësi të shtetases M. Sh, si dhe në rrugën “Llambi Bonata”, kanë vjedhur një shumë parash në dyqanin në pronësi të shtetasit E. M.

Më datë 07.06.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasit E. B., 28 vjeç dhe E. B., 29 vjeç, pasi ditën e djeshme në rrugën “Teodor Keko”, në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë goditur me mjet prerës shtetasin F. D., 39 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 07.06.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasin N. T., 55 vjeç, sepse në Shishtufinë dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me një shtetase të mitur.

Më datë 08.06.2021, shtetësja T. S., 21 vjeçe, kallëzon se në rrugën “Hamdi Sina”, në zonën e Liqenit të “Thatë”, i kanë vjedhur mjetin të cilin e kishte në përdorim. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Wanted! Në kërkim për grup kriminal, kapet në Britani 30-vjeçari

Interpol Tirana/Bashkëpunim intensiv me partnerët, në kuadër të operacionit...

Nga rezoluta pas fjalës së Çelës në Kuvend, zbardhen pikat e dakordësuara mes PS-PD

Teksa gjatë seancës së sotme pati debate të ashpra...

Dosja “Partizani”/ Dështon seanca për Berishën, ja kur do të mbahet

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndaj kryetarit të Partisë...

TEKNOLOGJI – Australia padit Microsoft për praktika jo të ligjshme

 Autoriteti australian i konkurrencës njoftoi se po ndërmerr veprime...