Liroi të dënuarit përjetë, Apeli i GJKKO lë në fuqi arrestin me burg për gjyqtaren Enkelejda Hoxha

Më datë:

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën e ‘arrestit me burg’ për ish gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha e cila akuzohet se ka liruar persona që kanë qenë të dënuar përjetë.

Gjyqtarja ka kërkuar që të lirohet pasi ksihte për t’u kujdesur për fëmijët e saj. Por duket se kjo kërkesë nuk ka mjaftuar për të marrë vendimin për lirimin e saj.

Përveç masës së arrestit, Enkelejda Hoxha u shkarkua dhe nga KLGJ, për shkak se dyshohet se ka liruar disa personazhe të njohur të botës së krimit, në shkelje me procedurat ligjore.

Vetë Hoxha i ka mohuar vazhdimisht akuzat, ndërsa familja e saj pretendon që ajo ka qenë e ndikuar nga persona të tretë në dhënien e vendimeve.

Gjyqtarja Hoxha cilesohet si ‘avokatja mbrojtëse’ që ka mundësuar lirimin e parakohshëm të disa kriminelëve të dënuar me burgim të përjetshëm.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Automjeti i punonjësit të policisë në Vlorë digjet, hetime për urdhër kriminal nga burgu

Digjet qëllimisht një automjet në pronësi të një punonjësi...

Protesta dhe përplasjet, Berisha ngre akuza për përdorim të mjeteve të forta nga policia

Një ditë pas protestës së PD, Berisha ka dënuar...

Nga “Mine Peza”, Balliu denoncon dhunën dhe akuzon policinë

Nga “Mine Peza”, ku vizitoi të ndaluarit e protestës...