13.5 C
Tirana

Me bluzë në kokë për të fshehur fytyrën, gjykata jep dënimin për Sofokli Shanin që vrau 62 vjeçarin për një gotë birrë

Më datë:

Sofokli Shani që vrau 62-vjeçarin për një gotë birrë në Lushnje ka mbërritur në gjyakatë. I veshur me pantallona ushtarake, ai ka hedhur një bluzë në koke për të fshehur fytyrën.

Sofokli Shani 57 vjeç, vrau me kallashnikov pronarin e lokalit, 62-vjeçarin, Rako Qorri, si dhe la të plagosur djalin e tij, Kejdi Qorri 31 vjeç. Gjithçka nisi për një birrë.

Autori i ngjarjes ka ardhur në lokal dhe ka kërkuar të pijë një birrë, por pronari i lokalit, viktima Qorri, i ka thënë se do të duhej të mbyllnin lokalin për shkak të orës policore.

Por, autori Shani ka insistuar ç’ka më pas shkaktoi një konflikt fizik mes tyre. Shani ka marrë një karrige dhe ka qëlluar pronarin e lokalit, por ka ndërhyrë djali i këtij të fundit.

57-vjeçari merr motorrin e tij dhe largohet për në shtëpi, por disa minuta më pas rikthehet me një kallashnikov.

Ai hyn nga hyrja e pasme e lokalit dhe qëllon Rako Qorrin duke e lënë të vdekur, ndërsa djali i tij i cili ishte pranë të atit mori plumba në këmbë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Metamorfoza”| Dënohet me 8 vite e 8 muaj burg Behar Bajri, lirohen dy ish-zyrtarët

Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) ka dhënë sot, 18...

Bie “Cloudflare”, shumë website ndalojnë së funksionuari

Miliona përdorues të internetit në mbarë botën po hasin...

“Berisha: ‘Foltorja’ nuk ishte protestë kombëtare, por… pjesëmarrja ishte më e ulët se pritshmëritë”

Kryetari i PD-së, Sali Berisha komentoi protestën e djeshme...