Mbahet sot në Gjykatën Kushtetuese seanca e parë për paditë e depozituara nga Presidenti Ilir Meta, për shembjen e Teatrit Kombëtar.Sipas burimeve përfaqësuesi i Presidentit Meta, Bledi Dervishaj ka kërkuar që në seancë të merren prova shtesë por kjo kërkesë nuk është pranuar. Këtë e ka pohuar dhe vetë Dervishaj, i cili ka thënë se Gjykata Kushtetuese nuk ka marrë në shqyrtim kërkesën për prova shtesë.
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka depozituar dy padi në Gjykatën Kushtetuese për shembjen e Teatrit Kombëtar. Njëra i përket shfuqizimit të kalimit të pronësisë së Teatrit tek Bashkia Tiranës dhe tjetra shfuqizimit të procedurës së kontratës për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.
Në 17 Maj 2020, fadromat dhe efektivë të Policisë nxorrën nga godina aktorët që ishin ngujuar aty dhe shembën fasadën e Teatrit. Gjatë gjithë asaj dite dhe atyre që pasuan, në Tiranë u zhvilluan protesta dhe shumë persona, aktorë, aktivistë të Teatrit dhe qytetarë u shoqëruan në Polici.
Në orën 04.00 të mëngjesit të 17 Majit 2020, hyrja e godinës së Teatrit Kombëtar u shemb.
Bledar Dervishaj, Këshilltar i Presidentit: Është e domosdoshme që Gjykata Kushtetuese të marrë provat shtesë si :
- Kopje të shitblerjes së pronës truall nga Francesko Jakomoni dhe trashëgimtareve të familjes Libohova ku u ndërtua teatri kombëtar
- Kopje të lejes së ndërtimit nga Mbreti Zog për ndërtimin e teatrit
- Kopje e projektit të arkitektit për ndërtimin e teatrit
- Akte që vërtetojnë ndryshimin e qëllimit të përdorimit të Godinës
- Kopjen e praktikës së shpalljes së Ansamblit të Teatrit monument kulture
- Hartat e përdorura për shpalljen e kësaj zone të trashëgimisë historike
- Kopje të diskutimeve shkencore të Monumenteve të Kulturës 2004-2007 që ka vlerësuar monumentet historike në qendrën e Tiranës
- Listën e plotë të ndërtesave të përfshira në qendrën historike
- Kopje të praktikës institucionale ku pasqyrohet identifikimi i nevojës për miratimin e ligjit special për Teatrin
- Konsultimet para dhe pas hartimit të këtij ligji të posaçëm
- Mendimet e të gjitha institucioneve të përfshira gjatë konsultimit
- Diskutimet në këshillin e ministrave për këtë çështje
- Kopje të akteve se si Bashkia Tiranë ka ndërprerë negociatat për godinën
- Procesverbalet e komisionit të posaçëm nëse ai ka zhvilluar negociata me kompani të interesuara për të ndërtuar teatrin e ri dhe kostot financiare të secilës ofertë
- Kostot e gjetjes dhe përballimit të konsulencës
- Si u arrit në përfundimin që Shteti arriti në përfundimin për ta ndërtuar vetë, me para publike, dhe jo me koncesion
- Si u kalua trualli nga Ministria e Kulturës në pronësi të Bashkisë Tiranë? Duam praktikën e kësaj procedure
- Kopje të akteve të nxjerra para gjatë dhe pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar
- Veprimet e Kryetarit të Bashkisë Tiranë pas kërkesës së KLSH-së për të pezulluar veprimet me teatrin deri në shprehjen e gjykatës
- KLSH i ka kërkuar Institutit të Monumenteve të Kulturës të detyrojë bashkinë ta ndërtojë teatrin, aty ku ishte, me të njëjtën arkitekturë.
SË DYTI, PRESIDENTI KËRKON : thirrjen e dëshmitarëve në këtë proces.
- Erviko Aimi (dhe dy të tjerë), senatorë të Republikës Italiane. Kemi folë paraprakisht, janë dakord të vijnë këtu, pasi kanë interes për mbrojtjen e trashëgimisë së ndërtimeve të bëra nga italianët
- Përfaqësues të Europa Nostra
- Përfaqësues të KLSH
- Albana Vokshi që e ka mbrojtur çështjen në Komisionin e Medias
- Bujar Leskaj, ish kreu i KLSH
- Shoqata e Bashkive të Shqipërisë e përfaqësuar nga Voltana Ademi
- Erjon Veliaj
- Arbi Mzniku
- Toni Gogu
- Behar Zeneli
- Arta Lame
- Artan shkreli
- Mirela Kumbaro
- Elva Margariti


