17.5 C
Tirana

Konsultimet e Osmanit me partitë politike për zgjedhjet lokale, LVV konfirmon pjesëmarrjen

Më datë:

Presidentja Vjosa Osmani ka ftuar sot për konsultim partitë politike për të caktuar datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

Përveç AAK-së e cila ka konfirmuar se do të marrë pjesë në këtë takim në orën 17:00, një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe Lëvizja Vetëvendosje.

Kështu ka thënë për Telegrafin, Arlind Manxhuka, drejtues i zyrës për media dhe komunikim në këtë parti.

“Po ne do të marrim pjesë”, ka thënë shkurt Manxhuka. Ky takim siç mëson Telegrafi do të zhvillohet në orën 13:00.

Sipas Ligjit për zgjedhjet lokale, sipas kompetencave të Presidentit të Kosovës të përcaktuara me Kushtetutë, vendimi për të caktuar datën e zgjedhjeve bëhet jo më vonë se katër muaj dhe jo më herët se gjashtë muaj, para datës së zgjedhjeve.

Zgjedhjet nuk mund të mbahen më herët se 60 ditë para përfundimit të mandatit dhe jo më vonë se 30 ditë pas përfundimit të mandatit

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Pro Familjes dhe Jetës” i drejtohet Presidencës kundër ligjit për barazinë gjinore

Koalicioni Shqiptar “Pro Familjes dhe Jetës” ka dorëzuar sot...

Si atmosfera ndihmoi shkencëtarët të zbulonin një tsunami në kohë reale

Një nga zbulimet më intriguese të këtij viti ka...

Hill: Nuk besoj dhe as s’kam dëgjuar që Thaçi të ketë urdhëruar aktivitete të paligjshme

Christopher Hill, u dërguari special i Shteteve të Bashkuara...