13.5 C
Tirana

I dënuar me mbi 10 vite burg në Itali, arrestohet 37-vjeçari me dy emra në Tiranë

Më datë:

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar eshte vene në prangat e Policisë. Behet fjale per 37-vjeçarin Arsen Daci alias Flakton Daci, banues në Tiranë, i cili kerkohej per disa vepra penale nga shteti italian.

I arrestuari akuzohet për veprat penale “Mbajtje dhe shitje e sendeve të vjedhura”, “Prodhimi dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “Vjedhje” .

NJOFTIMI I POLICISE
Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 37-vjeçari i dënuar me 10 vite e 5 muaj e 11 ditë burgim, për veprat penale “Mbajtje dhe shitje e sendeve të vjedhura”, “Prodhimi dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “Vjedhje” .

Specialistët për Hetimin në Komisariatin e Policisë Nr.3 në bashkëpunim me Sektorin e Narkotikëve në DVP Tiranë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, bënë të mundur arrestimin me qëllim ekstradimi drejt Italisë të shtetasit Arsen Daci alias Flakton Daci, 37 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Torinos/ Itali e ka dënuar me 10 vite e 5 muaj e 11 ditë burgim, për veprat penale “Mbajtje dhe shitje e sendeve të vjedhura”, “Prodhimi dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “Vjedhje”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Perspektiva e paqartë për centrale të reja në Zvicër

Fondacioni Zviceran për Energjinë (SES) paralajmëron se heqja e...

Përplasjet me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca Shehajn

Kreu i Partia Mundësia, Agron Shehaj dhe zv.kryeministrja Belinda...

Truri “fiket” papritur para gjumit

Truri përgjumet në mënyrë të papritur dhe jo gradualisht....

Trump shpall Arabinë Saudite aleat kryesor jo-NATO dhe nënshkruan marrëveshje historike

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpallur Arabinë Saudite si...