10.5 C
Tirana

Rekord temperaturash, zbuloni vendet më të nxehta dhe më të ftohta në Tokë

Më datë:

Shkretëtirat e Lutit në Iran dhe Sonora në Meksikë (në kufi me SHBA) janë vendet me temperaturat me të larta në sipërfaqen e Tokës, temperatura që arrijnë në 80.8 gradë Celsius, të regjistruara përkatësisht në verën e vitit 2018 dhe 2019.

Nga ana tjetër, temperatura më e ulët është regjistruar në 2016 në Antarktidë (-110,9 gradë). Ndryshimi më i madh i temperaturës në një ditë ishte 81.8 gradë Celsius – nga -23.7 në 58.1 dhe u regjistrua në 20 korrik 2006 në rajonin Qaydam të Kinës, në pllajën tibetiane, raporton abcnews.al

Rekordi për temperaturën më të lartë është regjistruar gjithashtu në Death Valley, Kaliforni, 56.7 gradë më 10 korrik 1913. Më shumë se 11,000 stacione meteorologjike në të gjithë botën regjistrojnë temperatura në hije në rreth një metër e gjysmë mbi tokë.

Sidoqoftë, zona të shumta të planetit tonë nuk kanë matës të tillë dhe temperaturat e sipërfaqes mund të llogariten vetëm me ndihmën e mjeteve satelitore. Temperaturat në sipërfaqe priren të jenë më të larta se ato të ajrit në të njëjtën zonë, veçanërisht kur bien rrezet e diellit (për të njëjtën arsye për shembull rëra në një plazh djeg më shumë sesa ajri).

Sipas studiuesve, mbetet e paqartë nëse ndryshimi i klimës ka ndikuar në rritjen e temperaturave në sipërfaqen e Tokës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama: Universitetet kanë rritur kapacitetin financues jashtë buxhetit të shtetit

 Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Konferencën e...

Gjyqi i Ilir Beqajt për koncesionin e sterilizimit shtyhet, debate mbi provat dhe procedurat

Gjyqi i ish-ministrit Ilir Beqaj, i akuzuar në lidhje...

Balliu: Komuniteti evropiane pezulloi fondet për dixhitalizimin

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, deklaroi sot se...

Spiropali pritet nga homologu në Kiev: Shqipëria, mbështetje të palëkundur ndaj Ukrainës

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali,...