Ekzekutimi i Endri Mustafës, bashkëshortja e viktimës: Vrasja nuk ka lidhje me fisin Lici, ai iku me 15-vjeçarin në orën 10 e s’u kthye më

Më datë:

Bashkëshortja e Endri Mustafës i cili u gjet i vrarë me armë zjarri në lagjen Guerrile në Shkodër,  Ingrid Mustafa ka hedhur poshtë policinë në një deklaratë për mediat ditën e sotme.

Ajo ka thënë se Ibrahimi dhe fisi Lici janë miq me familjen e tyre.

“Ata janë komshi këtu nuk kemi pasur asgjë problem me ta, unë kam dhënë deklaratën time për të. habitem se si e kanë nxjerrë se nuk kanë lidhje, ne jemi 100% të sigurt se ngjarja nuk ka ndodhur me ta, ne jemi kojshi me ta nuk i kemi pasur asnjë lloj problemi me ta. ai iku në darkë më tha po iki deri në livadh e po vij për 10 minuta, ishte edhe natë, ishte me këtë djalin mbrapa se kishte ardhur dhe e kërkonte vazhdimisht. I kishte bërë disa muhabete, por i thash që mos u merr me të, jo po ai është fëmijë nuk ia vuri veshin e anashkaloi se çfarë mund t’i bënte. ka ik në 10 të darkës dhe nuk kemi marrë asnjë fjalë nga ai. më gjatë nuk më tha as se ku po shkon as çfarë do të bëjë atje.  nuk ka pasur asnjë lloj kërcënimi, ai erdhi për qejf se çfarë muhabetesh nuk e di se çfarë i ka thënë. Iku me atë 15-vjeçarin nga shtëpia”, tha ajo.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Apollo vs Artemis: Si ndryshoi Toka në 58 vjet

Pasi ekuipazhi i Apollo 8 kapi foton ikonike të...

Kultivonin kanabis në platforma polistiroli, arrestohen dy të rinj në Librazhd

Dy të rinj janë arrestuar në Librazhd, pasi kultivonin...

PD depoziton kallëzim penal pas protestës, akuza për shpërdorim detyre dhe pengim tubimesh

Partia Demokratike ka kallëzuar ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari...

Hetime për skemë me letrat bullgare, arrestohen dy zyrtarë të Gjendjes Civile

Policia Dibër ka arritur të finalizojë me sukses një...