Portugalia autorizon udhëtimet turistike për pjesën më të madhe të vendeve europiane, ja rregullat

Më datë:

Pas Britanisë së Madhe, Portugalia do të autorizojë duke nisur nga e hëna udhëtimet turistike për pjesën më të madhe të vendeve europiane, njoftoi sot Ministria e Brendshme portugeze.

“Personat që vijnë nga vendet e Bashkimit Europian me një incidencë të virusit më të ulët se 500 raste për 100 000 banorë mund të kryejnë udhëtime të të gjitha llojeve drejt Portugalisë duke përfshirë këtu dhe udhëtime jo thelbësore”, theksoi qeveria në një komunikatë.

Kufizimet e udhëtimeve janë mbajtur vetëm për tetë vende, prej të cilave pesë nga Bashkimi Europian.

Të gjithë pasagjerët mbi dy vjeç duhet të paraqesin, para hipjes në avion, një test PCR negativ të paktën 72 orë para nisjes.

“Kompanitë ajrore që marrin pasagjerë pa teste do të gjobiten nga 500 deri në 2 000 euro për udhëtar”, theksoi Ministria e Brendshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Kryengritja paqësore do të vazhdojë deri në rrëzimin e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se protesta...

Begaj takohet me kongresmenin amerikan, fokus stabiliteti në rajon

Presidenti Bajram Begaj ka takuar gjatë një vizite në...

Osum: Gjendet trupi i 73-vjeçares së zhdukur, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat,...