“Vrasje me dashje”, Gjykata lë në burg Marjus Demën, qëlloi me plumb në gjoks shokun e tij

Më datë:

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e “arrestit” me burg për Marjus Demën, që vrau disa ditë më parë shokun e tij Mehmet Qema.

Mësohet se kjo masë u kërkua nga prokuroria për Marjus Demën, i cili akuzohet për ‘vrasjes me dashje’ megjithëse ai ka deklaruar se gjithçka ishte aksidentale dhe ai nuk e dinte që arma ishte e mbushur.

Ndërkohë, për Xhuljano Koçin dhe Frenkli Myftarin u la masa ‘arrest shtëpie’. Ndërsa ‘Detyrim paraqitje’ për Erlind Pekën, Blerim Hotin, Marjus Halilin si dhe Eder Pjetrin. Të gjashtë të rinjtë kanë qenë të pranishëm në momentin e krimit.

Ndërkaq Dema në sallën e gjyqit ka shpërthyer në lot duke thënë: “Kam vrarë vëllain tim”.

Edhe më herët në media është raportuar se Dema kishte tentuar vetëvrasjen por e kishin ndaluar shokët e tij. Ai para policëve ka deklaruar se i vinte më shumë keq për shokun e vrarë se sa për burgun që do bëjë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Incident fatal në Kamëz – një i vrarë me armë zjarri

Kamza është tronditur sot nga një ngjarje e rëndë....

Krepa në furrë

Përbërësit: 500 ml qumësht 200 gr miell 30 gr sheqer 10 gr gjalpë...

PACE: Kemi vërejtur ndërhyrje nga Serbia dhe dezinformim gjatë zgjedhjeve

Kryesuesi i delegacionit vëzhgues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit...

Toni Gogu: Projektligji i amnistisë prek 380 të dënuar për lirim të menjëhershëm

Ministri i drejtësisë, Toni Gogu, ka prezantuar në Komisionin...