12.5 C
Tirana

U kapën me para droge në furgon, kush janë dy shqiptarët që ranë në prangat e policisë britanike

Më datë:

Britani – Dy shqiptarë janë kapur me 18 mijë paund në stacionin e Gwentit pasi kishin udhëtuar nga Birminghami për në South Wales për të marrë paratë e drogës.

Ata janë identifikuar si Durim Myrto, 48 vjeç dhe Geni Dragjoshi, 34 vjeç, të cilët ishin punësuar si korrierë nga bandat.  Kur u kapën, ishin në rrugën e kthimit për në West Midlands pasi morën një sasi të konsiderueshme parash të gjeneruara nga fabrikat e kanabisit. Policia sekuestroi paratë në furgonin e tyre.

Emrat e tyre nuk janë të panjohur për drejtësinë britanike pasi në vitin 2018 u dënuan për pastrim parash, raportojnë mediat britanike.

Mytro, nga Caversham Road, Birmingham dhe Dragjoshi, nga Gomer Street, Willenhall, Walsall, u dënuan me 12 muaj burg. Në Gjykatën e Cardiff Crown, gjyqtari David Wynn Morgan u tha se ishin shfrytëzuar nga kriminelët.

Gjyqtari tha: “Ju u punësuat si korrierë për individë që drejtonin fabrika të kanabisit në Uellsin Jugor. Ju ishit dërguar në Newport ose Cardiff për të marrë 18,360 paund të cilat u gjetën nga policia në një çantë në furgonin tuaj.

Ju jeni përdorur nga ata që nuk kanë turp t’ju paguajnë shuma të vogla parash për kryerjen e kësaj pune. Ata ndoshta janë ulur në Birmingham duke reflektuar se sa të zgjuar janë në shmangien e ndjekjes penale.”

Graeme Logan, që përfaqëson Myrton, tha se klienti i tij ishte i papunë në kohën e veprës. Ai shtoi se i pandehuri kishte jetuar në Birmingham për 16 vjet dhe kishte punuar më parë si një kopshtar dhe një roje sigurie.

Durim Myrto

Steffan Bisson, i cili përfaqëson Dragjoshin, i tha gjykatës klienti i tij ishte një azilkërkues. Ai tha: “I pandehuri ishte ndarë nga gruaja dhe fëmijët e tij në atë kohë dhe po përdorte drogën e klasës A për të përballuar problemet. Ky ishte një akt dëshpërimi. Ai po përpiqej të gjente ca para të shpejta.”

Geni Dragjoshi

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Wanted! Në kërkim për grup kriminal, kapet në Britani 30-vjeçari

Interpol Tirana/Bashkëpunim intensiv me partnerët, në kuadër të operacionit...

Nga rezoluta pas fjalës së Çelës në Kuvend, zbardhen pikat e dakordësuara mes PS-PD

Teksa gjatë seancës së sotme pati debate të ashpra...

Dosja “Partizani”/ Dështon seanca për Berishën, ja kur do të mbahet

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndaj kryetarit të Partisë...

TEKNOLOGJI – Australia padit Microsoft për praktika jo të ligjshme

 Autoriteti australian i konkurrencës njoftoi se po ndërmerr veprime...