Greqia i jep fund lock down-it, vendi rikthehet në normalitet dhe hap sot zyrtarisht sezonin turistik, ç’ndodh me shqiptarët

Më datë:

Greqia i jep fund lock-down. Nga dita e sotme vendi rikthehet në normalitet. Qytetarët nuk qarkullojnë më me orar të kufizuar dhe dërgimin e sms vetëm në 6 kode të lejuara. Gjithashtu, nga sot lejohet qarkullimi në periferi e zona të ndryshme të vendit.

Njësitë shitëse nuk do të funksionojnë më me stilin click inside-click away (me takim paraprak apo marrje porosish telefonike). Nga e hëna rihapen kopshtet dhe çerdhet, pa self test për fëmijët.

Arsimi fillor dhe i mesëm funksionon nga 10 maj, ndërsa rikthehen me të njëjtën procedurë self test studentët për praktikën dhe sezonin e provimeve. Sistemi publik e privat funksionon sërish me kryerjen e self test 2 herë në javë për gjithë punonjësit. Nga dita e sotme Greqia çel dhe zyrtarisht sezonin turistik, me dhjetëra fluturime do të priten ditën e nesërme në mjaft ishuj.

Autoritetet greke kanë bërë të ditur se brenda 10 ditësh do të jenë vaksinuar gjithë banorët në 19 ishuj të tjerë, destinacione kyçe turistike. Hapen dhe kufijtë tokësorë me vendet e BE. Akoma në pritje vendimi për udhëtarët nga Shqipëria e pikat tokësore kufitare Kapshticë e Kakavijë.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se deri në fund të qershorit në Greqi do jenë vaksinuar 4.5 milionë banorë, thuajse gjysma e popullsisë së vendit e vaksinimi do të vijojnë me ritme të shpejta.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Seanca në GJKKO për “Partizanin”, Taulant Balla: do e çoj deri në fund kallëzimin

Pak para dëshmisë që do të japë sot në...

Biskota me Qumësht

Masat: 100 gr gjalp 1 filxhan çaji qumësht 1 filxhan çaji sheqer 1...

Gara për kreun e PD/ Sot afati i fundit, tre kandidatë lënë dokumentet në recepsion

Partia Demokratike ka hyrë në një fazë procesi zgjedhor...

“Është gjeniale”, Trump ‘vë bast’: Bllokada ime detare do të sfidojë historinë dhe do ta shkatërrojë Iranin

Bllokada detare e Presidentit Donald Trump është përpjekja e...