23.5 C
Tirana

KAS pranon provat e subjekteve politike për zgjedhjet në Gjirokastër, të premten shqyrtohen ankesat për Beratin

Më datë:

KAS ka vendosur të pranojë provat e PD, LSI dhe Kreshnik Merxhanit për zgjedhjet në Gjirokastër. Nga ana tjetër me 3 vota anë rrëzuar kërkesat e tjera për marrjen e provave të tjera.

Anëtarët e KAS, Braho dhe Çefa kërkojnë informacion nga KQZ lidhur me të dhënat nga pajisja për identifikimin elektronik të zgjedhjeve.

Ndërkohë të premten, më 14 maj shqyrtohen ankesat për qarkun e Beratit.

”Shqyrtimin e kërkesave ankimore, të subjekteve zgjedhore të LSI, koalicioni PD dhe Aleanca për Ndryshim dhe kandidati Kreshnik Merxhani. KAS u tërhoq në dhomë këshillimin në lidhje me provat e palëve, po ashtu edhe për ankesat ankimore e provat.

Provat që palët kanë sjellë do të pranohet për shqyrtim, kërkesat që palët bënë, u vendos rrëzimi i kërkesës së LSI, në lidhje me provat që kërkon të merret.

Sa i përket emrave që kanë qenë komisioner, dy anëtarë të KAS-it, i kërkojmë KQZ, që të na vërë në dispozicion sa më shpejt të jetë e mundur që personat në lista kanë qenë pjesë e administratës zgjedhore, nga dita e zgjedhjeve e deri në shpalljen e rezultateve.

Kërkesa e fundit me këqyrjen dhe me kryqëzimin e të dhënave nga pajisja identifikuese në Qarkun e Gjirokastrës, kërkojmë që brenda afatit sa më shpejt, të na vihet në dispozicion informacioni në lidhje me pajisjet identifikuese në Qarkun e Gjirokastrës.

Në lidhje me kërkesat për prova të subjektit zgjedhor të kandidatit Kreshnik Merxhani, u vendos me shumicë votash rrëzimi i kërkesës.”- tha anëtari i KAS.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Momente paniku në zemër të Romës/ Shembet një pjesë e kullës mesjetare “Torre dei Conti”, plagoset një punëtor

Momente paniku janë regjistruar në qendër të kryeqytetit italian,...

GJKKO merr vendimin, ja sa u dënuan ish-deputeti i PS Çyrbja, Altin Hajri dhe Ahmet Masha

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Ekstradohet nga Gjermania një grua rumune për mashtrim financiar ndaj një kompanie shqiptare

Një 37-vjeçare rumune, e dënuar në Shqipëri për mashtrim...

Malaj: Bonusi për pensionistët në fundvit 10-15 mijë lekë

Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se pensionistët...