Policia e Vlorës ka arrestuar një 48-vjeçar pasi u kap duke shpërndarë drogë. Sipas burimeve zyrtare J.H 48-vjeç u arrestua në flagrancë nga autoritetet policore.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Benz” që drejtohej nga ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 130 doza me lëndë narkotike kanabis si dhe një peshore elektronike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.