12.5 C
Tirana

Nisma Adriatiko-Joniane dhe Strategjia Rajonale e BE, Xhaçka: Fokusi i Shqipërisë, rinia dhe turizmi

Më datë:

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin online të forumit dy ditor të Nismës Adriatiko-Joniane/EUSAIR, presidencën 1-vjecare të të cilës e merr  Shqipëria.

Ministrja Xhaçka falënderoi presidencën sllovene për punën e bërë gjatë këtij viti, ndërsa theksoi se Shqipëria mbetet e përkushtuar për të çuar përpara të gjitha objektivat e NAJ-EUSAIR.

“Shqipëria beson në vijimësinë dhe nisur nga fakti se ndajmë gjerësisht të njëjtat përparësi dhe se nuk ka vizione dhe ide kontradiktore mes nesh, garantojmë se nisma do të bëhet dukshëm efikase.

Ne do të përqendrohemi tek rinia dhe gjithëpërfshirja, tek kultura, turizmi, dixhitalizimi dhe do të punojmë për të forcuar marrëdhëniet me autoritetet lokale dhe rajonale dhe me rrjetet dhe shoqatat në rajonin e Adriatikut e Jonit”, tha ministrja, gjatë konferencës virtuale për shtyp në fund të ditës së parë të forumit.

Në ditën e dytë të forumit do të bëhet kalimi i presidencës së ESUAIR nga Sllovenia tek Shqipërisë, presidencë të cilën vendi ynë e nis nga 1 qershori 2021. Drejtimi i kësaj nisme nga vendi ynë, vjen pas presidencës së suksshme të Shqipërisë të OSBE gjatë vitit 2020 dhe njëherësh edhe të  Organizatës për Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi, për 6 muajt e parë të vitit 2021.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Korçë, zbulohet një pikë e lojërave të fatit, në pranga 25-vjeçari pronar i lokalit

Policia e Korçës ka zbuluar një lokal në qytet...

Sekuestrohen në Sarandë pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro

 Prokuroria e Sarandës, sekuestroi pasuri me vlerë rreth 12...

PL: Rritja e çmimit të biletës në linjat Kamëz-Tiranë, pasojë e keqqeverisjes

https://www.youtube.com/live/0ooq6h8FjAA?si=Gvn9fJ3z-Q6-b6vw&t=67 Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun pranë Partisë së Lirisë,...

Kosova pa qeveri: Kurti tregon opsionet e opozitës për zgjedhje ose qeveri të përkohshme

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pas një...