Shkarkimi i Presidentit Ilir Meta, mblidhet Komisioni Hetimor

Më datë:

Ditën e sotme është mbledhur Komisioni Hetimor, drejtuar nga deputeti i PS-së, Alket Hyseni, për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Kujtojmë se shkarkimi i Presidentit Meta është firmosur nga 49 deputetë, ndërsa ditën e djeshme, kryeministri Rama tha se çminimi i institucionit të Presidencës është një domosdoshmëri dhe puna nga PD do të vijojë.

Po ashtu Rama theksoi se për zëvendësimin e Kreut të Shtetit do të konsultohet edhe me Partinë Demokratike.

Ndërsa diskutohet për zgjedhjen e ekspertëve që do të interpretojnë vendimet e Komisionit të Venecias, apo edhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, deputeti i PS-së, Spartak Braho tha: “Është momenti më i rëndësishëm i këtij komisioni hetimor. Pjesa dërrmuese e dinë se çdo të thotë një ekspertizë e mirë dhe e keqe.

Ky komisioni gjykon ka shkelur apo jo Presidenti rëndë Kushtetutën. Ne të përballemi me interpretimin e Kushtetutës, shumë akte të Gjykatës Kushtetuese dhe me interpretimin e vendimit të Komisionit të Venecias dhe interpretimi i ekspertëve është fundi i punës. ekspertët duhet të jenë njerëz me eksperiencë të lartë profesionale”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha pret zyrtarin e CDU: Procesi zgjedhor i deformuar, integrimi në BE të bazohet në merita

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një...

Durrës: Pranga organizatores dhe dy shtetaseve kolumbiane për prostitucion

Policia e Durrësit ka zbuluar një apartament, i cili...

Avokati i Veliajt: Gjykata nuk ka vlerësuar 35 fashikuj me prova digjitale

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, deklaroi sot se...

Filmi për Michael Jackson thyen rekorde globale

Filmi i ri muzikor për Michael Jackson ka shënuar...