Studentja shqiptare mbërrin me avion ushtarak nga Wuhani në Ankara

Më datë:

Rreth orës 19:11 të kësaj të shtune përmes një avioni të forcave ushtarake turke ka mbërritur në Ankara studentja shqiptare, Silva Doci, që jetonte dhe studionte në epiqendrën e koronavirusit në Wuhan.

Në pistën ku u ul avioni binin në sy masa ekstreme organizative marrë nga pala turke.

Për të pritur shtetasit turq dhe studenten shqiptare kishin dalë ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, prefekti i Ankarase, si dhe Ambasadori i Shqipërisë në Ankara Kastriot Robo.

Autoritetet turke kanë deklaruar se të ardhurit nga zona e Wuhanit do te kalojnë 2 jave karantine në spitalin “Zekai Tahir Burak” në Ankara.

Pas mbarimit të karantinës, Ambasada Shqiptare do të mbështesë dhe mundësojë kthimin e Silva Docit në Shqipëri.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ervin Salianji depoziton zyrtarisht kërkesën në PD, kundërshton përjashtimin nga gara për kryetar

Ish-deputeti demokrat e ka depozituar kërkesën zyrtare pranë Kryesisë...

Përplasje mes dy firmave që operojnë në Aeroportin e Vlorës, bllokohet hyrja e punëtorëve

Një situatë tensioni është regjistruar mëngjesin e kësaj të...

Sala në asamblenë e OBSH-së: Shqipëria forcon angazhimin për mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, po...

Starmer refuzon të largohet, Lammy: Do të vazhdojë betejën politike

Kryeministri britanik, Keir Starmer nuk do të vendosë një...